‘Shtegtarët e Lirë’ që kanë marrë rrugëtimin në këmbë nga Gjilani për në Bruksel gjatë këtyre orëve të mbrëmjes kanë arritur në Tivat, qytet ky në Malë të Zi.
Njëri nga shtegtarët, Jahi Mustafa ka dërguar disa informacione nga atje për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, se grupi është duke vazhduar misionin e tyre dhe sipas tij ata janë dukë bërë të pamundurën për të arritur në Bruksel, duke kaluar edhe mbi 50 kilometra në ditë.
E këtë rrugë nuk po mundet ta vazhdojë kryeshtegtari Ekrem Avdija, i cili ka ndaluar në Podgoricë për shkaqe shëndetësore (Kardiovaskulare).
Por rrugën nuk po e ndalin, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha, të cilët kanë shkruar për KosovaPress, se edhe pse të lodhur po ia dalin dhe janë shumë të fort si moralisht ashtu edhe fizikisht.
Mustafa thotë se grupi është në gjendje të mire psiko-fizike, duke forcuar edhe më shumë zotimin e tyre për të mbërri në selinë e BE-së. Ata në fund kanë falënderuar gjithë popullin shqiptar që u kanë dalë në mbështetje dhe thonë se po u japin mbështetje për kauzën e tyre./Luginapress/






