Home SPORT Messi nuk ka kërkuar transferimin e Agueros

Messi nuk ka kërkuar transferimin e Agueros

814
0
SHARE

Babai i Lionel Messit, Jorge, ka hedhur poshtë spekulimet se djali i tij ka kërkuar nga Barcelona transferimin e Sergio Agueros.

Eshtë pohuar nga disa media spanjolle se Messi ka kushtëzuar qëndrimin e tij te Barcelona me trasnferimin e Agueros, por këto zëra i mohon babai dhe agjenti i superyllit argjentinas.

“Takimi është mbajtur për të adresuar çështjet kontraktuale. Nuk ka pasur bisedime për figura tjera”.

“Zëvëndëspresidenti Javier Faus dhe drejtori Antoni Rosich ishin prezent. Këta s’janë drejtorë të futbollit. Ata janë njerëz të numrave”.

“Do të ishte pa poentë që të flasim për çështje sportive. Unë dua që të përmiësoj kontratën e djalit tim dhe dua t’i sqaroj gjërat, nuk më intereson për të tjerët. Sidomos pas një sezoni të tillë që ka pasur Barca në aspektin e trofeve”, u shpreh Jorge Messi.