Home Aktuale Mërgata, e interesuar të studiojë në UP!

Mërgata, e interesuar të studiojë në UP!

1219
0
SHARE

Interesi i pjesëtarëve të mërgatës për të studiuar në Universitetin e Prishtinës është i madh, ka deklaruar Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, gjatë takimit që ka zhvilluar me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj.

Sipas tij, Ministria e Diasporës ka një bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe, siç pohoi, kanë biseduar për të zbatuar strategjinë për mërgatën, që është një dokument i cili i ndërlidh të gjitha institucionet shtetërore, në këtë rast edhe Universitetin.

“Është koha kur do të ketë regjistrim të studentëve në vitin e ri akademik. Do të kemi kemi interes edhe nga ana e pjesëtarëve të mërgatës që të studiojnë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë kuadër kemi biseduar dhe po ashtu për mundësinë e bashkëveprimit në drejtim të krijimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit me universitete të tjera në botë, që ka të bëjë edhe me sjelljen e studentëve tanë, pjesëtarë të mërgatës që studiojnë në universitete të ndryshme, që për disa semestra të studiojnë në Prishtinë e pastaj të kthehen në vendin e tyre”, ka thënë ai.

Rektori Berishaj tha se është veprim i mirë i të dyja palëve, që këtë ide ta jetësojnë sa më parë. Ai ka shtuar se Universiteti i Prishtinës do të jetë i hapur për të gjithë të rinjtë e mërgatës që të studiojnë në Kosovë, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi me ta. /Telegrafi/