Në adresë të kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka arritur një shkresë me anë të së cilës Ambasada e Turqisë në Beograd njofton për bursën që ndanë Ambasada e Truqisë për studentët e huaj.
Në këtë letër thuhet:
Qeveria e Turqise siguron bursa per studentet e huaj per vitin akademik 2014/2015 per nivelin deridiplomik (bachelor) te studimeve.
Kabineti i kryetarit te komunes se Bujanocit njofton se Qeveria e Turqise siguron bursa per studentet e huaj me qellim qe te kontribuoje ne shkollimin e te rinjeve nga shtetet mike. Gjithashtu ka per qellim te krijoje ura te shoqerimit ne mes te individeve dhe shteteve permes shkollimit, dhe ndihmon qe te plotesohen kerkesat e studenteve.
Periudha e aplikimit per “Bursat Turke” per nivelin deridiplomik ( bachelor ) per vitin akademik 2014/2015 vec se ka filluar.
Koha e fundit per aplikim eshte 19 Maj 2014. Aplikacionet duhet te behen online ose direkt tek autoritetet relevante turke permes “ Aplikacioneve te Programit Deridiplomik te Bursave Turke per vitin 2014 “, e cila eshte e disponueshme edhe ne web faqen https://basvuru.turkiyeburslari.gov.tr/en dhehttps://basvuru.turkiyeburslari.gov.tr , thuhet ne letren e Ambasades Turke ne Beograd derguar kryetarit te komunes se Bujanocit Nagip Arifi.






