Ambasadori i SHBA-ve i akredituar në Beograd Michael Kirby ka qëndruar sot në Bujanoc. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, Kirby është takuar me kryetarin Nagip Arifi, me të cilin kanë biseduar për shumë çështje për banorët e këtij rajoni.
Në takimin në mes kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi dhe Ambasadorit të SHBA-së Michael Kirby në veçanti është biseduar për zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit si dhe përkrahjen e vazhdueshme që po e bënë SHBA në komunën e Bujanocit.
Me këtë rast Kryetari Arifi tha se morëm garancion nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Qeveria Amerikane do të ketë një interes të përgjithshëm për situatën në Luginë të Preshevës dhe janë dakord që ndihma e SHBA-ve të jetë, si në përmirësimin e infrastrukturës poashtu edhe për çështjet politike.
Ambasadori Kirby, ka shprehur kënqësinë e tij që është informuar nga dora e për situatën e përgjithshme në Bujanoc.
Kirby tha se me kryetarin Arifi kemi biseduar tema të rëndësishme të cilët kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve në Luginë të Preshevës.
Duke patur parasysh faktin se gjithkund që po mbretëronë situatë e vështirë ekonomike në Sërbi ajo është prezente edhe në Bujanoc.
Besoj se programi i Qeverisë së kryeministrit Vuçiç do të ketë ndikim pozitiv edhe në këtë pjesë të Sërbisë tha Kirby.
Ajo qka është më e rëndësishme tha Kirby gjetja e një zgjidhje në mes Qeverisë Amerikane, qeverisë së Sërbisë dhe pushtetit lokal për zhvillim të ekonomisë në komunën e Bujanocit./Lugina Press/






