Home Aktuale Isa-Thaçit: Brukseli dhe Washingtoni nuk e përcaktojnë fituesin

Isa-Thaçit: Brukseli dhe Washingtoni nuk e përcaktojnë fituesin

958
0
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar kryeministrin e vendit, Hashim Thaçin, se Brukseli dhe Washingtoni nuk e përcaktojnë fituesin,  por që atë e bëjnë qytetarët e Kosovës.

Mustafa nëpërmjet një positim në facebook është shprehur se, qeverisja e PDK-së e ka rrënuar shtetin ligjor.

“E përkujtoj z. Thaçi, Bruksesli dhe Washingtoni presin fitoren e demokracisë në Kosovë. Ata nuk përcaktojnë se kush duhet të jetë fituese, por këtë e përcakton vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar të funksionojë shteti ligjor në Kosovë, të luftohet korrupsioni dhe të sigurohet liria e plotë qytetare.

Qeverisja e PDK-së e ka rrënuar shtetin ligjor e ka kultivuar korrupsionin dhe e ka ngulfat fjalën e lirë. Është vjedhur dhoma e dëshmive në objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është korruptuar procesi i shtypjes së pasaportave; ekzekutivi vendosë se kush duhet të burgoset e kush të prangoset, e jo shtylla e drejtësisë.