Home Aktuale Beqiri: Turp si funksionojnë organet e drejtësisë

Beqiri: Turp si funksionojnë organet e drejtësisë

1088
0
SHARE

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimet e ndryshme të deputetëve. Isemt Beqiri nga LDK-ja, ka reaguar ndaj arrestimit të anëtarit të kësaj partie, Naser Osmani , duke thënë se me dyshimet ndaj tij po bëhet një drejtësi selektive me ndikime politike.

“Ky është një hap i Qeverisë Thaçi e cila ka bërë goditje kërcënuese ndaj LDK-së”, ka thënë ai.

Mënyra e arrestimit, sipas tij, është spektakël politik dhe turp si funksionojnë organet e drejtësisë

Ai tha se LDK, kërkon nga kryeministri që të heqin dorë nga ndikimi në drejtësi dhe drejtësia të kryejë punën e vet të pa ndikuar nga askush. /Telegrafi/