Luis Suarez insiston se asgjë nuk do të ndodhë me të gjatë afatit kalimtar veror sepse ai do mbetet me Liverpoolin pavarsisht interesit nga një skuadër si Real Madridi.
“Mos u shqetësoni, asgjë nuk do të ndodhë me mua. Mua më intereson titulli i Premier League dhe nëse do ta fitojmë do ishte e pabesueshme. Ëndërra jonë do bëhej realitet,” tha sulmuesi uruguajan. Për lojtarin më të mirë në Ligën Premier Reali i Madridit ka gati 85 milionë funte për të vazhduar me transfere të “çmendura”, megjithatë transferimi i tij në Bernabeu nuk do të jetë fare i lehtë. Real Madrid e kishte të vështirë edhe transferimin e Gareth Bale vitin e kaluar nga Tottenham, megjithatë shifra e çmendur bëri që skuadra Londineze të gjunjëzohet para gjigantit Spanjoll.






