Moti jostabil që po mbretëron ditëve të fundit, do të vazhdojë kështu edhe për katër ditët e mbetura të kësaj jave. Me diell dhe vranësira, të cilat kryesisht pasditeve sjellin reshje të dobëta shiu, do të jetë edhe e enjtja, e premtja, e shtuna , edielle dhe e hënë.
E nga e hëna, Instituti Hidrometeorologjik i pcinjes për rajonin e lugines, njofton se do të përmirësohet moti.
” Nga dita e hënë (nga 05 maji) , fushat ciklonike dalëngadalë do të pësojnë ç’vendosje për tu zëvendësuar me fushat anticiklonike dhe si rezultat i këtyre lëvizjeve të masave ajrore do të kemi një stabilizim të motit deri në ditën e premte”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik të pcinjes për lugin dhe kosoves..
Sipas tyre, kjo do të thotë se vendi ynë do të ketë një mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryj nga drejtimet e ndryshme e lehtë dhe mesatare./luginapress/






