Atletico Madrid është skuadra e dytë finaliste këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Atletico ‘shkatërroi’ autobusin e Jose Mourinhos në ‘Stamford Bridge’, duke triumfuar 3:1. Në finalen e Lisbonës më 25 maj, skuadra e Simeones luan kundër rivalit lokal, Real Madrid.
Atletico Madridi ka arritur ta rishkruaj historinë e saj. Skuadra kryeqytetase spanjolle ka arritur të sigurojë një vend në finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone triumfoi 3:1 në udhëtim ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’, duke hedhur në ujë taktikat defensive të Jose Mourinho.
Me golat e shënuar nga Adrian, Diego Costa e Arda Turan, Atletico siguroi finalen e 25 majit në Lisbonë, aty ku e pret Real Madridi.
Golin e vetëm për londinezët në këtë sfidë e shënoi ish-anëtari i Atleticos, Fernando Torres.
Kjo është vetëm hera e dytë që Atletico arrin një sukses të tillë, teksa më së shumti ky sukses i atribuohet trajnerit Simeone.
———————————————————————-
Mbyllet gjithçka në ‘Stamford Bridge’. Atletico fiton 3:1 për të shkuar në finalen e Lisbonës. Sukses historik për skuadrën spanjolle.
———————————————————————-
90’+4 – Rrezikon Eden Hazard, por pa sukses.
———————————————————————-
90’ – Pesë minuta shtesë në këtë sfidë, që tashmë duket e mbyllur.
———————————————————————-
87’ – Lojtarët e Chelseat tashmë janë dorëzuar në këtë sfidë.
Atletico duhet të fillojë të mendojë për finalen e 25 majit ndaj Real Madridit.
———————————————————————-
82’ – Zëvendësimi i fundit për Diego Simeonen.
Arda Turan largohet nga loja, në vend të tij inkuadrohet Christian Rodriguez.
———————————————————————-

76’ – Zëvendësime te të dyja skuadrat.
Simeone largon Diego Costan, në lojë inkuadrohet Jose Sosa. E, Mourinho fut në lojë AndreSchurrlen për të larguar Willianin.
———————————————————————-
Goli i Arda Turan
71’ – GOOOOOOOOOL!
Arda Turan dërgon në finale Atletico Madridin! Mesfushori turk shënon për 3:1 dhe tani Chelseat i duhen tre gola për të shkuar në finale. Mision i pamundur për londinezët me lojën që po zhvillojnë.
———————————————————————-
70’ – Edhe 20 minuta shpresë për Chelsean, teksa Atletico është aq minuta larg finales, atje ku tashmë ka shkuar Real Madridi.
———————————————————————-

66’ – Zëvendësim edhe te Chelsea.
Del nga loja realizatori i golit të vetëm të Chelseat, Fernando Torres, teksa Demba Ba inkuadrohet në lojë.
———————————————————————-
66’ – Zëvendësim te Atletico Madridi.
Raul Garcia inkuadrohet në lojë, teksa Adrian i lëshon vendin atij.
———————————————————————-
64’ – Courtois shpëton Atleticon!
Goditja me kokë nga David Luiz ndalet për mrekulli nga portieri belg, duke devijuar topin në rivënie nga këndi. Super-rast për Chelsean.
———————————————————————-

Goli i Diego Costas
60’ – GOOOOOOOL!
Diego Costa shënon për 2:1 për Atleticon nga pika e bardhë e penalltisë. Atletico Madridi ‘prek’ finalen e Lisbonës.
———————————————————————-
59’ – Penallti për Atletico Madridin!
Samuel Eto’o ndali në mënyrë të palejuar Diego Costën brenda 16-metërshit të zonës së Chelseat.
———————————————————————-

53’ – Çfarë rasti për John Terryn!
Kapiteni i Chelseat goditi bukur me kokë pas një harkimi nga ana e djathtë, mirëpo Courtois largoi topin jashtë zonës së tij.
———————————————————————-
52’ – Tiago rrezikon sërish për Atletico Madridin.
Gjithsesi, goditja e ulët e tij ndalet nga portieri australian, Schwarzer.
———————————————————————-

47’ – Rast ideal për Atletico Madridin!Pas një hutije në mbrojtjen e Chelseat, Arda Turan, godet bukur, por Schwarzer devijon topin për një rivënie nga këndi.
———————————————————————-
46’ – Fillon pjesa e dytë e sfidës Chelsea-Atletico Madrid.
Pas 45 minutash lojë, shifrat janë të barabarta, 1:1. Torres realizoi për Chelsean, teksa golin e mysafirëve e shënoi Adrian.
———————————————————————-

Goli i Adrian:
Goli i Fernando Torresit:
———————————————————————-
Mbyllet pjesa e parë në ‘Stamford Bridge’. Torres shënoi për vendasit i pari, teksa Adrian barazoi shifrat në fundin e këtij 45-minutëshi.
———————————————————————-
44’ – GOOOOOOOL!
Adrian ka arritur ta barazoj rezultatin për Atleticon në 1:1, pas një goditje të bukur nga ana e majtë.
———————————————————————-
42’ – Atletico rrezikon sërish nga gjuajtja e lirë.
Pas harkimit nga Koke, Tiago godet me kokë mirëpo portieri i Chelseat kap topin.
———————————————————————-

37’ – Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Torresit ndaj ish-skuadrës së tij, Atletico, që nga viti 2007 kur kaloi te Liverpooli.
———————————————————————-
36’ – GOOOOOOOOL!!
Ish-anëtari i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka shënuar për Chelsean me një goditje të bukur, pas pasimit zhagas që mori nga krahu i djathtë.
—————————————————————————-

32’ – John Terry shpëton nga rreziku Chelsean, pas harkimit nga Arda Turan.
—————————————————————————-
31’ – Gjyqtari Nicola Rizzoli jep kartonin e tij të parë të verdhë në sfidë.
Gary Cahill ndëshkohet pas një ndërhyrje ndaj Diego Costas.
—————————————————————————-
30’ – Atletico Madridi provon të rrezikojë nga ana e majtë përmes Filipe Luis, mirëpo ky i fundit ndalet nga mbrojtja vendase.
—————————————————————————-
23’ – Luiz rrezikon te Chelsea!
Mbrojtësi spanjoll gjuan bukur në mënyrë akrobatike, mirëpo topi nuk qëllon portën e Atleticos, duke përfunduar jashtë.
—————————————————————————-
22’ – Vazhdon loja e zbehtë në sulm e të dyja skuadrave, të cilat po pozicionohet jashtëzakonisht mirë në mbrojtje.
—————————————————————————-
Në sfidën Chelsea- Atletico Madrid i pranishëm është edhe legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.
—————————————————————————-
19’ – Atletico me një tjetër rast të volitshëm shënimi. Pas një aksioni të bukur, Diego Costa godet, mirëpo Gary Cahill ndalon gjuajtjen e sulmuesit të natyralizuar spanjoll.
—————————————————————————-
18’ – Chelsea provon të rrezikojë nga ana e majtë, por harkimi i ulët i Hazard ndalet nga portieri i Atleticos.
—————————————————————————-
16’ – Menjëherë në kundërsulm hidhet Atletico. Adrian futet bukur në zonën kundërshtare, por goditja e tij zhagas ndalet nga mbrojtja vendase.
—————————————————————————-
15’ – Willian provon goditjen e tij nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi përfundon mbi portën e Courtois.
—————————————————————————————-
13’ – Një taktitë e bukur nga Chelsea nga një gjuajtje e lirë dhe Ramires faullohet para zonës së 16-metërshit të Atleticos.
—————————————————————————————-
10’ – Kalojnë 10 minuta lojë në ‘Stamford Bridge’. Përveç rastit të Kokes, sfida ende nuk ka sjell ndonjë rast të mirë shënimi.
—————————————————————————————-

6’ – Chelsea provon të rrezikojë me një top të gjatë për Fernando Torres, por pa sukses.
—————————————————————————-
4’ – Rrezikon Atletico!
Pas një rivënie nga këndi, topi i rikthehet Kokes dhe gjuajtja e bukur e këtij të fundit godet traversën e Schwarzer.
—————————————————————————————–
2’ –Të dyjat skuadrat duke mirë të pozicionuara në mbrojtje, duke bërë me dije një lojë me pak gola.
—————————————————————————————-
1’ – Fillon ndeshja në ‘Stamford Bridge’ mes Chelseat dhe Atletico Madridit.
Të parët me topin luajnë vendasit.
———————————————————————————————–
20:44 – Gjithçka gati për supersfidën e ‘Stamford Bridge’.






