Home Aktuale Ministri kosovar e përshendet qendrimin e Nikoliqit

Ministri kosovar e përshendet qendrimin e Nikoliqit

763
0
SHARE

Ministri i Kosovës për Punë e Mirëqenie sociale Nenad Rashqi ka pëkrahur qëndrimin e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliqin me të cilin, sipas tij, nuk është përjashtuar në tërësi formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Rashiq për agjencinë serbe Beta në Janjevë ka thënë se qëndrimi i Nikoliqit shprehur në bisedat me përfaqësuesen e lartë të BE Catherine Ashton vetëkupton se njëri nga opsionet mund të jetë edhe formimi i FAK-ut të cilin tash e një kohë të gjatë e paralajmëron kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi .

Rashiq ka shtuar se serbët në Kosovë duhet të jenë shumë më të urtë dhe më të urtë.
“Ndaj, ajo që ka thënë Nikoliq, mua më duket si një politikë shumë fleksibile, politikë e mendimit të hapur, e cila merr para sysh edhe opsione të tjera e ai është që Kosovës nuk i duhet ushtria”, ka thënë ministri për Punë e Mirëqenie sociale.

Nikoliq dje kishte thënë se është e nevojshme të bisedohet për rrethanat e reja krijuar në Kosovë siç është për shembull formimi, siç ka thënë ai të të ashtuquajturave Forca të Armatosura të Kosovës, pasi “krahina jugore” nuk është e rrezikuar nga askush dhe për këtë arsye nuk sheh nevojën e formimit të asnjë ushtrie. Por nëse do të formohet ndonjë ushtri, populli serb duhet në mënyrë të ndërsjellë të ketë pjesëmarrje, siç ka qenë rasti me policinë.
Rashiq ka thënë se me përfaqësues politikë serbë të Kosovës deri më tash ende askush nuk ka biseduar lidhur me përkrahjen e FAK-ut.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i politikanëve serbë të Kosovës lidhur me formimin FAK-ut, Rashiq ka thënë se serbët që nga maji i vitit 2013, i bënë kërkesë institucioneve në Kosovë që t’iu lejohen vendet e rezervuar për Kuvendin e Kosovës, porse për këtë kërkesë ende nuk ka arritur asnjë përgjigje .
Rashiq ka shtuar se nëse nuk ka bisedime për vendet e rezervuara dhe nëse nuk arrihet ndonjë kompromis, mendon se serbët në Kuvendin e Kosovës nuk dot ë mund të votojnë për formimin e FAK-ut.