Home Aktuale Shpallen rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni

Shpallen rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni

932
0
SHARE

VMRO-DPMNE dhe BDI shënuan fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërsa president i vendit u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov.

Kjo bëhet e ditur nga të dhënat preliminare të KSHZ-së nga 100 për qind votat e numëruara. Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ka qenë 54,4 për qind, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 63 për qind. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në orët e mëngjesit ka shpallur rezultatet e para preliminare nga 100 për qind të votave të numëruara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale. Kështu VMRO-DPMNE ka marrë 480.442 vota apo 42,13%, LDSM ka arritur të marrë 283.758 vota apo apo 24,88%. 

Ndër shqiptarët e Maqedonisë, BDI e Ali Ahmetit ka marrë 153.480 vota apo 13,46%, kurse PDSH e Menduh Thaçit ka marrë 66.314 apo 5,82%. RDK ka marrë 17.775 apo 1,56%. 
Kryetari i i BDI-së, Ali Ahmeti, duke komentuar rezultatet e para zyrtare tha se BDI ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj që nga formimi si subjekt politik i dalur pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. 

“BDI ka fituar në këto zgjedhje mbi 150 mijë vota dhe se konkurrenti ynë është nën 50 mijë vota. Kjo është fitore historike që i dedikohet kombit shqiptar në Maqedoni, ndërsa merita i takon çdo votuesi të BDI-së. Vendi duhet të ecë para dhe të jetë sa më shpejt pjesë e NATO dhe BE, sepse kështu sigurohet paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e tij”, tha Ahmeti. 

Sipas tij, sipas analizave dhe rezultateve të përpunuara nga ekspertët partiak, BDI mund të ketë fituar 19 ose 20 mandate. 

Ndërkaq, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë me gazetarët ka theksuar se njeh pjesërisht zgjedhjet parlamentare, dhe shtoi se nuk pranon sidomos rezultatin e BDI. 

“BDI mos festojë kot se nuk kam ndërmend t’ua pranoj rezultatin. Rezultat i cili vazhdon ti ngjajë Koresë Veriore, pra rezultatin nuk ua pranoj. Ato janë vota të vjedhura”, theksoi Thaçi, duke komentuar se njeh pjesërisht rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme. 

Lideri i PDSH-së, sërish ka theksuar se PDSH do të vazhdojë bisedimet për hyrje në Qeveri dhe se sipas tij PDSH ka fituar 8 – 9 deputetë. 

 

  VMRO-DPMNE 480.442  apo 42,13%
LDSM 283.758  apo 24,88%
BDI 153.480  apo 13,46%
PDSH 66.314  apo 5,82%
RDK 17.775  apo 1,56%
GROM 31.603  apo 2,77%
VMRO PP 16.758  apo 1,47%

 

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

 

 

KSHZ: REZULTATI I PLOTE NE NIVEL TE TERE VENDIT PER ZGJEDHJET PARLAMENTARE

NJESIA 1 ZGJEDHORE