Home Nga Rajoni Majlinda, kampione e Evropës

Majlinda, kampione e Evropës

1166
0
SHARE

Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për veten dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit që po zhvillohet në Francë, duke e fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar.

 

Xhudistja pejane ka arritur të shpallet kampione në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë. Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj -52 kg, për ta fituar medaljen e saj të parë të artë në një Evropian.
Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale, duke e mposhtur atë me pikë. Ky është suksesi i radhës për Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rio.

Kelmendi ka qenë në top-formë këtë vit, duke e fituar medaljen e artë edhe në dy turnet paraprak, në Samsun të Turqisë dhe në Paris, duke vazhduar kësisoj dominimin e saj absolut në xhudon botërore.

Majlinda në finale

Majlinda Kelmendi ka arritur ta mposht në gjysmëfinale të Evropianit gjermanen Mareen Kraeh, për ta arritur finalen. Xhudistja kosovare ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Francë.

Kelmendi arriti që në gjysmëfinale të këtij Evropiani të mposht xhudisten gjermane, Mareen Kraeh.Në një duel të vështirë, Kelmendi arriti të triumfojë me Waza-ari, për ta arritur finalen e madhe në të cilën do të ndeshet me rusen, Natalia Kuziutina.

Majlinda kalon në gjysmëfinale

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka kaluar me lehtësi sfidën me xhudisten nga Armenia, Zhanna Stankevich, në çerekfinale të Kampionatit evropian që po mbahet në Monpelie të Francës.

Majlinda fitoi për më pak se tre minuta ndaj kësaj kundërshtareje me ippon, duke e arsyetuar plotësisht epitetin e favorites në kategorinë deri 52 kg.

Rrethin e parë xhudistja pejane kaloi pa luftë, derisa në rrethin e dytë ishte më e mirë se rumunja, Alexandra Larisa Florian.

Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje qysh në rrethin e parë nga turkja Sumeyye Akkus.

Ndërkaq, Akil Gjakova e ka fituar duelin e parë kundër sllovenit Andraz Jereb, ndërsa në luftën e dytë u eliminua nga ukrainasi Georgii Zantaraia.