Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc në mënyrë solemne sot është hapur zyra e Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit (OERL) zyrë kjo e cila do të jetë ndërlidhëse për bizneset e këtij rajoni.
Në ceremoninë e hapjes së zyrës morën pjesë përfaqësues nga Oda ekonomikeregjionale të Leskocit, (OERL), dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Bujanocit në krye me kryetarin Nagip Arifi.
Me këtë rastGoran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit, që përshinë Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, theksoi se me hapjes e zyrës në Bujanoc po shtrijmë rrjetin e OERL-it e cila ka për qëllim ti ndimoj bizneset lokale.
Joviq tha se ne jemi jemi marr veshë me kryetarin Arifi që të fillojmë disa projekte të përbashkëta kështu që shpresojë se së bashku do të kontribuojmë në zhvillimin e këtij vendi ndërsa aktiviteti i parë i kësaj zyre do të jetë panairi i bujqësisë i cili do të mbahet më 9 Maj të këtij viti.
Ndërkaq kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se hapja e zyrës ka për qëllim që të gjithë ata që merren me zhvillim ekonomik të kenë një bashkëpunim ngase ekonomia nuk njeh kufij, nuk ka barriera.
Me këtë rast foli dhe drejtori gjeneral i fabrikës “Simpo”, Sllagjan Disiq i cili theksoi se shpresoj se me hapjen e kësaj zyre do të krijohet një urë lidhëse në mes të njerëzve.
Oda Ekonomike Regjionale në Leskoc përfshinë komunat të cilat janë pjesë të Rrethi të Pçinjës dhe Jabllanicës, kutu bëjnë pjesë edhe komuna e Bujanocit, Preshevës, Medvegjës, Vranjës, Vlladicki Hanit etj.Ndërkaq ky institucion vepron qe 45 vite.Ndërkaq gjatë ditës së sotme ajo rrjetin e saj e ka shtrirë edhe në Bujanoc me hpjen e zyrës së saj dhe me përfaqësuesin nga komuna e Bujanocit, Blerim Kamberi./Lugina Press/
.








