Në rrugën “Hamdi Hajrizi” në Vushtrri, dje rreth orës 09:00 është arrestuar një I dyshuar i moshës së mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Gjatë sulmit ai i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore nënës së tij, ku si pasojë e kësaj viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, duke e është dërguar ne Gjykatën Themelore ne Mitrovicë dhe me vendim te Gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pas këtij vendimi, i mitur është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan.






