Home Aktuale Luginë: Këtë vit matura e vogël me kritere më të rënda

Luginë: Këtë vit matura e vogël me kritere më të rënda

968
0
SHARE

Provimi përfundimtarë i maturës së vogël këtë vit do të jetë më i rëndi nga vitet e kaluara. Sipas drejtorit të Shkollës Fillore Abdulla Krashnica në Miratoc, Gafurr Hyseni semimaturantët për herë të parë do tu nënshtrohen detyrave të panjohura dhe do kalojnë testin e tretë ku do të përfshihen lëndët si biologji, histori, gjeografi dhe fizikë. Secili test do të përmbajë nga 20 detyra prej të cilave gjuha amtare dhe matematika bartin nga 16 poena, ndërsa testi i tretë i kombinuar grumbullon 8 poena, që don të thotë se secila detyrë bart nga 0.4 poena. Në bazë të të dhënave zyrtare provimit përfundimtarë në komunën e Preshevës do ti nënshtrohen gjithsej 487 semimaturantë raporton presheva.com/luginapress.com