Home SPORT Live : Gool. Fanstatik Bale 1-2 për Realin

Live : Gool. Fanstatik Bale 1-2 për Realin

1051
0
SHARE

 

71’ Edhe një mundësi e mirë për Bale, i cili u tregua paksa injorant duke mos pasuar për Benzema.

68’ Asistues, Xavi

68’ Gooool. Bartra shënoi një gol të bukur me kokë.

66’ Gol i anuluar. Ramos shkakton faull në Pinton.

68’ Gooool. Bartra shënoi një gol të bukur me kokë.

66’ Gol i anuluar. Ramos shkakton faull në Pinton.

64’ Çfarë goditje e Bartra. Mbron Casillas. Goditje nga këndi.

61’ Benzema pati dy mundësi të njëpasnjëshme. Një me kokë pas ekzekutimit të një goditje nga këndi dhe një pas një topi të humbur nga mbrojtja e Barcelonës ku godit por topi përfundoi jashtë pas një devijimi.

60’ Zëvendësim. Largohet Cesc Fabrega, inkuadrohet Pedro.

58’ Çfarë mundësie e mirë për Fabregas i cili mori një top të mirë nga Messi.

56’ Barcelona ka filluar të marrë vetën duke luajtur më shumë me krah. Por, Pepe po ja del për mrekulli në mbrojtje. Ndoshta ndeshje do të bëhet më interesant nëse në ndeshje inkuadrohet Sanchez apo Pedro.

53’ Ooooo sa afër dyfishimit të rezultatit ishte Bale. Goditi fort por topi përfundoi mbi rrjetë. Pas disa sekondave Benzema nuk arriti të pasojë si duhet të Di Maria.

bale-1

52’ Mascherono ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së tij në Pepen.

49’ Përpjekje e dobët e Messi. Ishte një goditje e lirë për Barcelonën të cilën përsipër e mori argjentinasi. Goditja e tij ishte aq e dobët saqë përfundoi lart mbi portën e Casillas.

48’ Bale ishte afër realizimit të golit të dytë dhe të fitores për Real Madridin. Goditja e tij me të majtë kaloi afër shtyllës së majtë të Pintos.

47’ Zëvendësimi i Jordi Albas me sa duket ishte i detyrueshëm. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për Barcën.

46’ Një statistikë interesante tregon që Real Madrid ka fituar vetëm 3 nga 20 El Clasicot e fundit me Barcelonën.

46’ Zëvendësim i Jordi Albas me Adriano

46’ Tashmë jemi kthyer prapë me El Clasicon.

45’ Barcelona fillon pjesën e dytë të El Clasicos. Ndërkohë shi i madh po bie në Mestalla ku edhe po zhvillohet kjo finale.Jordi Alba është larguar nga loja për t’u inkuadruar Adrian.

Pjesa e parë në këtë finale të Kupës së Mbretit. Goli në minutën e 11 nga Angel Di Maria bëri diferencën duke bërë që Real Madridi të kalojnë të parët në epërsi në këtë El Clasico. Shumë posedim për skuadrën e Tata Martinos deri me tani por po mungon konkretizimi me gol. Skuadra e Ancelottit po tregohet shumë e rrezikshme në kundërsulme. Një lojë plot ethe na pret në pjesën e dytë.

45’ përfundon pjesa e parë

44’ Benzema e shpërdoron një mundësi të mirë.

43’ Barcelona për pak sa nuk barazon rezultatin pas një kundërsulmi.

41’ Një ndërprerje shkaktoi panikë në mbrojtjen e Realit kurse Messi përpak sa nuk shënoi golin e barazimit.

38’ Ishte një depërtim i mirë i Benzemas pas një kundërsulmi. Nëse pasimi i tij do të arrinte në këmbët e Bale atë sigurisht rezultati tani do të ishte 0-2 për Real Madridin.

33’ Pinto nuk po tregon se është portier i duhur për Barcelonën. Portieri disa herë gjendet jo mirë i vendosur .

31’ Messi duket se është ringjallur dhe po kombinohet mirë me Alba. Ai kombinoi mirë me Iniestan në një rast por Sergio Ramos po vazhdon të qëndroi mirë i vendosur në mbrojtje.

foto_1422
23’ Sulmuesit e Real Madridit deri tani po tregohen shumë të rrezikshëm me kundërsulme, veçanërisht Di Maria dhe Benzema.

22’ Alba ishte i pafat! Dani Alves avancoi në krahun e djathtë dhe pasoi por Carvajal reagoi.

21’ Shumë afër golit Barcelona. Fabregas bëri një vrapim prapa mbrojtjes për të pasuar në zonën e ngushtë të portierit. Neymar ishte afër topit por nuk arrit ta shtyjë atë në rrjetë.

19’ Real po vazhdon të sulmojë kurse Di Maria po sulmon vazhdimisht. Argjentinasi po arrin po ashtu të kuptohet me partneret e sulmit.

17’ Karton i verdhë, Neymar.

16’ Edhe një ankesë nga Barcelona për një penallti të shkaktuar në Neymar. Por, referi heshti.

14’ Për pak sa nuk pamë një aksion të bukura nga magjistari Iniesta, i cili krosoi mirë po Fabregas nuk arriti që të shfrytëzoi këtë top të cilin e mori Modric.

11’ Asist, Benzema

11’ Gol. Angel Di Maria

Ishte një kundërsulm i mirë i Real Madridit pasi që Isco merr topin e pason tek Bale, Bale tek Benzema që gjen Di Marian kurse ky i fundit godet me të majtën kurse topi tejkalon pa problem Pinton.

loja

9’ Barcelona vazhdonte që të komandonte lojën pa pritur u gjend në një kundër sulm të Real Madridit.

6’ Përsëri Bale tregohet i rrezikshëm, por goditja e tij devijohet.

5’ Bale ishte afër shënimit të golit të parë.

4. Alba pati një mundësi për të shënuar, kurse disa tifoz të Barcelonës kërkuan penallti.

4’ Isco ndëshkohet me karton të verdhë.

3’ Barcelona ka zbutur tempon e lojës së Realit. Këtë e kanë bërë me stilin e tyre tika-taka.

2’ Real Madridi ka filluar më mirë këtë ndeshje duke bërë më shumë me presion. Pepe ka pasur ndërhyrjen e parë në Fabregas.

1’ Ka filluar finalja e Copa del Rey. Topin nga mesi e fushës e ka nisur Real Madridi.

Gjithcka gati është për të filluar ndeshja në mes të Barcelonës dhe Real Madridit. Kjo el Clasico është e para ku në të nuk luan fituesi i topit të artë, Cristiano Ronaldo.

Real Madrid: Casillas; Coentrao, Pepe, Ramos, Carvajal; Xabi Alonso, Di María, Isco, Modric, Bale, Benzema.

Rezervistët: Diego López, Varane, Casemiro, Nacho, Morata, Illarramendi, Willian José.

Barcelona: Pinto; Alves, Bartra, Mascherano, Alba; Busquets, Xavi, Iniesta; Cesc, Neymar, Messi.

Rezervistët: Oier, Puyol, Adriano, Song, Sergi Roberto, Pedro, Alexis.

barca