Home SPORT Ramos: Nuk kemi firikë nga Chelsea

Ramos: Nuk kemi firikë nga Chelsea

761
0
SHARE

Reali i Madridit dhe Chelsea ishin dy skuadrat e para që u kualifkuan në gjysmëfinalet e Uefa Champions League, por tani që kompeticioni më madhor për klube ka mbrritur në fazën e tij finale mundësitë që Joze Mourinho të përballet me ish skuadrën e tij sa vinë e shtohen. Megjthatë te Los Blancos nuk e kanë aspak problem një përballje me ish trajnerin e tyre. Sipas mbrojtësit të madrilenëve Sergio Ramos rikthimi i Mourinhos në “Santiago Bernabeu” mund të jetë një lajm interesant për mediat por jo për atë dhe shokët e tij të skuadrës pasi Reali nuk i ka aspak frikë blutë.

“ Një përballje me Chelsean nuk do të jetë e vështirë vetëm për ne por edhe për ata. Për të fituar Champions League ne na duhet të mposhtim ekipet më të mira dhe londinezët janë një prej tyre pasi kanë mbrritur me meritë deri në gjysëmfinale”.

Ramos më pas u përqëndrua te takimi I kthimit me Borussian e Dortmundit ku theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të dobët në “Signal Iduna Park” dhe ishte me fat që nuk u skualifikua nga Champions League.

“ Unë kam respekt për mënyrën sesi luan futboll Dortmundi. Ata kanë një ekip të madh dhe me mbështetjen e tifozëve të tyre bëhen shumë të rrezikshëm dhe jo më kot vitin e kaluar mbrritën deri në finale. Ndaj tyre ne zhvilluam një ndeshje poshtë nivelit tonë, megjithatë për atë që bëmë në sfidën e parë unë mendoj se merituam kualifikimin”.