Home SPORT Guardiola: Gjysmëfinalja e merituar për Bayernin

Guardiola: Gjysmëfinalja e merituar për Bayernin

724
0
SHARE

Edhe pse Bayern Munich hasi vështirësi për të mposhtur Manchester United, Pep Guardiola ka mbetur I kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren 3-1 ndaj djajve të kuq. Tekniku spanjoll theksoi se në fazën cerekfinale të Uefa Champions Leage nuk ka  skuadra të dobeta dhe nuk duhet nënvlersuar askush duke marë si shembull surprizën që I bëri Chelsea, Paris Saint Germainit apo suksesin e Dortmundit ndaj Realit të Madridit.

“ Nuk pata kohë tu thoja  futbollistëve të mi se cfarë duhet të bënit pas golit fantastik që shënoi Evra, pasi ata reaguan menjëherë. Kështu është Champions League. Të martën në mbrëmje pamë sesi Chelsea  u kualifikua në minutat e fundit  ndërsa Dortmundi për pak sa nuk i  ktheu rezultatin Realit. Kur shorti na vendosi përballë Manchester United e dija që nuk do të ishte lehtë. Prandaj mendoj se bëmë një paraqitje të mirë”.

Pyetjes së gazetarëve sesi një ekip si Bayern Munich hasi vështirësi të mëdha ndaj një skuadre si Manchester United I këtij sezoni Guardiola iu përgjigj në këtë mënyrë.

“Dakort ju mund të thoni që ne jemi më të mirët por United gjithmonë është një kërcënim pavarsisht formës së shfaqur në këtë sezon. Të luash ndaj një skuadre që vendos tetë lojtarë në zonën e saj nuk është asnjëherë e lehtë. Mendoj se luajtëm mirë dhe e meritojmë të jemi në gjysëmfinalet e Champions League”.

Manchester United u eleminua por David Moyes mendon se skuadra e tij është përmirësuar ndjeshëm. Sipas teknikut skocez Red Devils zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Munchen Arena dhe I vetmi peng për të nga sfida me Bayernin është goli I pësaur vetëm 60 sekonda pasi kishin kaluar në avantazh.