Ish-nxënësja e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, sot avokate, rikthehet në institucionin ku mori arsimin e mesëm për të ndarë përvojën e saj me gjeneratat e reja të vajzave.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Nora Huseinovic mbajti një ligjëratë para nxënëseve të medresesë, duke ndarë me to përvojat nga rrugëtimi i saj arsimor dhe profesional.
Gjatë takimit, theksi u vu te rëndësia e dijes, zhvillimit personal, përkushtimit dhe guximit për të ndjekur synimet profesionale. Përmes përvojës së saj, ajo synoi t’i inkurajojë vajzat që të besojnë në potencialin e tyre dhe të punojnë për realizimin e ambicieve.
Rikthimi në Medresenë “Alauddin”, kësaj radhe në cilësinë e ish-nxënëses dhe avokates, përbën një moment të veçantë, duke dëshmuar rëndësinë e arsimimit dhe të përkushtimit në ndërtimin e rrugëtimit profesional.
Me këtë rast ajo falënderoi drejtorin e Medresesë “Alauddin”, Ekrem Maqedonci, për ftesën dhe mikpritjen.






