Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se do të merren masa për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara në Tërnoc.

Sipas Pajazitit, kërkesa është ngritur nga nxënësit e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu”, të cilët kanë kërkuar që trotuaret të jenë të lira dhe të sigurta gjatë rrugës së tyre për në shkollë.

Pajaziti u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të mos parkojnë veturat në trotuare, duke theksuar se ato janë të dedikuara për këmbësorët, veçanërisht për fëmijët.

Ai ka paralajmëruar se nga nesër do të ketë kontrolle në terren dhe se, aty ku nuk respektohen rregullat, do të ndërmerren masat përkatëse.
“Siguria e fëmijëve nuk negociohet!”, ka theksuar kryetari Pajaziti.






