Një sukses i madh për mërgatën: Tërnocasi Bekim Amidi hap garazh modern në Zvicër.
Një tjetër histori suksesi nga mërgata shqiptare vjen këtë herë nga Schwyz, ku tërnocasi Bekim Amidi ka realizuar një arritje të madhe profesionale duke hapur garazhin e tij modern në Altendorf të Zvicrës, raporton Lugina Press.
Garazhi “Garage Braschler AG”, i vendosur në Altendorf, tashmë është hapur zyrtarisht dhe ofron servisim e riparime për automjete të markave të ndryshme, në ambiente moderne dhe me standarde të larta zvicerane.
Ky sukses i Bekim Amidi është një krenari jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Tërnocin dhe shqiptarët në diasporë, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi shpërblehen edhe në shtetet më të zhvilluara si Zvicra.
Hapja e një garazhi kaq modern nga një tërnocas në Zvicër është dëshmi se mërgata jonë po arrinë suksese të mëdha në biznes dhe po përfaqëson denjësisht vendlindjen.
Në hapjen solemne morrën pjesë dhe tërnosac që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

I urojmë Bekim Amidi shumë suksese dhe mbarësi në këtë rrugëtim të ri biznesi!









