Home Aktuale Eja në ekspozitën “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj” në Bujanoc

Eja në ekspozitën “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj” në Bujanoc

1617
0
SHARE

Të premtën  më 11 prill të këtij viti  nën oraganizimin e  grupit të historianëve të Komunës së Bujanocit, hapet  ekspozita me temën “Sanxhaku i Nishit nëpër shekuj” ekspozitë kjo  e  është organizuar  për herë  në komunën e Bujanocit.

 Muhamet Jashari nga Bujanoci profesor i historisë i cili ka dhënë një kontribut çmueshëm në ruajtjen dhe kutivimin e vlerave kombëtare të historisë  shqiptarë në Luginë të Preshevës është  koordinator i këtij projekti.

   Në kuadët të këtij projekti është nxjerrur dhe një brushurë nga  historianët e Bujanocit  në të cilën  kanë paraqitur një kronologji ngjarjesh shumë të rëndësishme të shqiptarëve të “Sanxhaku të Nishit”, ngjarje historike këto shumë domethënëse   për gjeneratat e reja shqiptare.

    Në këtë broshur janë paraqitur   si, shqiptarët banonin në të njejtat troje ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre, pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik.

  Në pjesën e parë të shekullit XIX (19) trojet shqiptare  shtriheshin në veri deri në Tivar, Podgoricë në Rozhaj dhe Novi Pazar (Pazari i Ri).  Në broshurë janë shkruar të dhëna shumë me rëndësi për shqiptarët  nga historianët e komunës së Bujanocit, të cilat do të prezentohen të premtën  më 11 prill në ekspozitë.

   Ndërkaq vlenë të ceket se ekspozita mbahet në  Shtëpinë  së Kulturës  në Bujanoc  ndërsa sponsor  i kësaj ekpozite është   Agro Adria dhe Profil Ing.

   Një ekpozitë po mbahet për herë të parë në komunën e Bujanocit nga e cila mësohen shumë gjëra nga historia shqiptar që nga viti 1845-6 ndaj ejani dhe njihuni me historinë e popullit shqiptarë. /LuginaPress/

 arb

e