Home Aktuale Prof.Leoneta Abdyli me sukses realizon orën në shkollën e Tërnocit

Prof.Leoneta Abdyli me sukses realizon orën në shkollën e Tërnocit

1248
0
SHARE

Leoneta Abdyli me sukses relizon orën në shkollën e Tërnocit

Leoneta Abdyli,profesoreshë e artit, me sukeses ka realizuar sot orën në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” nê Tërnoc.

Orën e ka zhvilluar në prani të mentorit Sasha Glamoçak nga grupa 484, projekt ky që po realizohet nga Trupi Koordinues në bashkëpunim me grupën 484 dhe shkollat fillore të Bujanocit.

Me këtë rast mentori Sasha Glamoçak vlerësoi profesoreshën Leoneta për mbajtjen e orës.Ndërkohë falënderoi shkollën në fjalë pêr bashkëpunim.

Nga ana tjetër Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni theksoi se ne jemi të hapur me të gjithë dhe në këtë rast bashkëpunmi ynëTrupin Koordinues dhe grupën 484 do të vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrën më të mirë të mundshme.
E me këtë rast u dakorduan që së shpejti do të zhvillohet edhe një orë tjetër në po të njejtën shkollë nga profesoresha Leoneta, ku do të marrin pjesë edhe nxënës të shkollave fillore serbe e shqiptare me temë ku do të përdoret interkulturaliteti.

“Qyteti ynë, shkollat tona” quhet projekti i cili po relizohet vite me rradh nga Trupi Koordinues në bashkëpunim me grupën 484  dhe  shkollat fillore e të mesme të Bujanocit e Preshevës.