Home Aktuale Lojtarët dhe nxënësit e KB “Elita” nga Bujanoci pajisen...

Lojtarët dhe nxënësit e KB “Elita” nga Bujanoci pajisen me trenerka e fanella

795
0
SHARE

Lojtarët   dhe nxënësit  e  KB “Elita”  sot janë pajisur  me trenerka dhe dresa të rinjë.

Këto falë donacionit    nga Qeveria e Republkës së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar  Shqiptar.

Këto trenerka dhe dresa do të jenë një motiv i madh për të gjithë fëmijët që në të ardhmen të arrijnë suksese në garat që i presin në vazhdim.

Në ceremonin e ndërjes së trenerkave dhe fanelave nga ana e  Klubit ishte dhe kryetari në detyrë i KKSH-së ,Ragmi Mustafi i cili  në shenjë  rrespekti zhvilloi një lojë me nxënësit e këti klubi.

Me këtë rast tha se jam shum i lumtur dhe i entuziazmuar kur shohë këto grupe të vajzave dhe të djemve që i është mundësuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre sportiv  dhe  iu është mundësuar të marrin pjesë në gara e madje jam i impresionuar për rezultatet që kanë arritur në këto gara.

Albion Selimi trajner i KB”Elita”, falënderoi Qeverinë e Republikësë së  Kosovës dhe Këshillin Kombëtar  Shqiptar që i kanë mundësur që sot më se 70 nxënës  të   vishen me trenerka e dresa të klubit dhe të marrin pjesë në gara vendore e rajonale.Selimi po ashtu tha se javën  e ardhshme do të vazhdojnë  edhe më fuqishëm me ushtrime  dhe  pjesëmarrje në gara që do  të zhvilohen në të ardhmen./Lugina Press/