Home Aktuale Drejtori i shkollës së Tërnocit ndanë mirënjohje për veprimtarinë e mësimdhënësve të...

Drejtori i shkollës së Tërnocit ndanë mirënjohje për veprimtarinë e mësimdhënësve të ndjerë

2356
0
SHARE

Drejtori i shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni sot ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e kësaj shkolle të cilët tashmë kanë kaluar në amshim.

Këto mirënjohje janë ndarë për punën e tyre të palodhshme me dekada në këtë institucion arsimorë.

Mirënjohjet i kanë marrë familjarët e të ndjerëve.
Me këtë rast drejtori Vahidin Iseni ka ngritur lartë punën dhe veprimtarinë e mësuesit Sherif Ademi, arsimtarit Xhemail Salihu dhe të Hevzi Sulejmanit i cili një kohë ishte dhe bibliotekist i shkollës në fjalë.

Ndërkohë familjarët e të ndjerëve falënderuan drejtorin Vahidin Isenin për rrespektin që i’a ka bërë prindërve të tyre tashmë të ndjerë.

Për drejtorin e shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vahidin Iseni, ndarja e mirënjohjeve për punëtorët e ndjerë tashmë është bërë tradicionale e cila është mirëpritur nga të gjithë e në veçanti nga familjarët./Lugina Press/