Home Aktuale Pensionohet kontabilisti i sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc Naser Xheladini

Pensionohet kontabilisti i sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc Naser Xheladini

1561
0
SHARE

Për Naser Xheladinin  sot ishte dita e  përshëndetjes dhe e  ndarjes nga kolektivi i shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc e veçmas nga adiministrata.

Me lotë në sy ai u largua nga kolektivi për të  shkuar në pension, duke kujtuar kohën që kishte kaluar në këtë institucion arsimorë.

 

Në rrespekt të shkuarjes së tij në pension drejtori i  shkollës fillore” Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni, në ditën e shkollës i ndau mirënjohje për kontributin e tij.

Ndërkaq sot në ditën e fundit drejtori i uroi shëndet në rradhë të parë e  jetë të gjatë që të e gëzoj pensionin.

Naser Xheladini punoi rreth dy dekada si kontabilist në shkollën fillore” Muharrem Kadriu në Tërnoc./Lugina Press/