Home Aktuale Në Tërnoc varroset veterani i arsimit, mësuesi Muzafer Ibrahimi

Në Tërnoc varroset veterani i arsimit, mësuesi Muzafer Ibrahimi

1993
0
SHARE

 Në prani të familjarëve,ish nxënëve,  miqëve, kolegëve  e veteranëve arsimit dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur sot veterani i arsimit,  mësuesi Muzafer Ibrahimi nga Tërnoci.

Pas ceremonisë fetare,  vepra e tij u cilësua lartë edhe nga drejtoria e shkollës “Muharrem Kadriu” në Tërnoc nga e cila shkollë dhe u pensionua vite më parë.

 Mësuesi Muzafer Ibrahimi  u lind  më 1 shtator të vitit 1944 në Tërnoc të Bujanocit.Kështu që në çdo fillim të shtatorit ai shënonte dy festa ate të ditlëindjes dhe të fillim vitit shkollorë.

Mësuesi  Muzafer  mbi 4 dekada  ka punuar si mësues i ciklit të ulët në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Duke filluar nga viti 1969, me  rreth 41 vite e gjysëm në arsim  ka përcjellur gjenerata të shumta.

Kështu pas një sëmundje mësues Muzaferi dje më 12 mars 2022 kaloi në botën tjetër duke lënë pas veprën e tij si mësues.

Ndërkaq sot në varrimin e tij morrën pjesë, familjarë, ish nxënës të tij, miq,kolegë e veteranë të arsimit dhe qyetetarë të shumtë./Lugina Press/