Për nxënësit e fshatit Maltërnoc tashmë po vjenë një shpresë sepse në rrugën që ata e kanë frekuentuar për të shkuar në shkollë, çdo ditë mundeshin të kanoseshin nga rreziku i rrymës elektrike përshkak të shtyllave të stërvjetëruara.
Në këtë fshat tashmë ka filluar vendosja e shtyllave të betonit të rrymës elekrike në rrugën e shkollës dhe të xhamisë.
Sot ka filluar zëvendësimi i shtyllave të drurit me ato të betonit.
E tërë kjo ka ardhur pas shkresës zyrtare të drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni drejtuar elektrodistribucionit.
Me vendosjen e shtyllave të betonit po largohet rreziku që prej vitesh i nxënësve të cilët çdo ditë frekuentonin këtë pjesë të rrugës.
Banorët e këtij fshati kanë mirëpritur ndërrimin e shtyllave e sidomos prindërit e fëmijëve.
Me këtë rast ata kanë falënderuar drejtorin e shkollës për kujdesin dhe interesimin që ka bërë ndaj nxënësve të paralelës në Maltërnoc.Ndërkohë ata janë mirënjohës edhe ndaj elektrodistribucionit që ka gjetur mirëkuptim./Lugina Press/












