Home Aktuale Bujanoc: Mbahet konferenca ndërkombëtare “LEAPin Lugina e Preshevës 2021”

Bujanoc: Mbahet konferenca ndërkombëtare “LEAPin Lugina e Preshevës 2021”

1590
0
SHARE

 Në  Bujanoc  është  mbajtur  sot  Konferenca  Ndërkombetare LEAP-in e organizuar  për  herë të parë  në Luginën e Preshevës.

“LEAP-in Lugina e Preshevës 2021”  është quajtur konfernca e  cila është mbajtur në Bujanoc e organizuar nga Leadership  Development  Association Balkan (Branch in Presevo Valley).

Hapjen e konferncës e bëri  Leonora  Pajaziti (CEO), Drejtoresh  Ekzekutiv, LDA Balkan, Dega Luginë  e Presheves.

“Gjithmonë, në një nisje të re kemi nevojë për një motiv, model, frymëzim, që të na çojë përpara. Ndaj, shpesh fillimi duket i zakonshëm por sigurisht se ka shumë sfida e mund për të arritur suksesin. Në rrugëtimet tona, që kanë të bëjnë me edukimin dhe formimin e brezave të rinj, në botë është ndërtuar një traditë e re, ku emrat që kanë korrur sukses në rrugëtimin e tyre, rikthehen nëpër shembuj për të frymëzuar të rinjtë, ashtu jeni edhe ju të nderuar folës që sot jeni me ne, ju jeni model i një e më shumë sukseseve që sot do ti ndani me audiencën”.

“Gjithmonë, në një nisje të re kemi nevojë për një motiv, model, frymëzim, që të na çojë përpara. Ndaj, shpesh fillimi duket i zakonshëm por sigurisht se ka shumë sfida e mund për të arritur suksesin. Në rrugëtimet tona, që kanë të bëjnë me edukimin dhe formimin e brezave të rinj, në botë është ndërtuar një traditë e re, ku emrat që kanë korrur sukses në rrugëtimin e tyre, rikthehen nëpër shembuj për të frymëzuar të rinjtë, ashtu jeni edhe ju të nderuar folës që sot jeni me ne, ju jeni model i një e më shumë sukseseve që sot do ti ndani me audiencën tha mes tjerash  Leonora Pajaziti.

Ndërkohë para të rinjëve foli  presidenti  i LDA-Balkan,  Marilo Meta

E për të treguar më shum rreth  rreth  konferencës LEAPin,  foli   Menaxherja e Projektit   Rita Alimi.

E Mbështetës institucional i kësaj konference është komuna e Bujanoc dhe këshilli kombëtar shqitar.

Ndërkaq në  mungesë të krytarit të Bujanocit Nagip Arifi fjalën e rastit e mori shefi i  kabinetit Sali Salihu,   i cli mes tjerash tha se kjo konferncë do të shpalosë shum qështje që e preukopojnë Luginën e Preshevës.

Para të pranishmëve foli dhe drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surrroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu si musafir nderi.

Në konferencë ishin të ftuar shum të rinjë të cilët folën për sukseset dhe përvojat e tyre.

   

Në mesin e tyre ishte Amar Iseni 14 vjeç nxënës i shkollës fillore “NaimFrashëri” Bujanoc. Amari është krijuesi 4 lojërave kompjuterike. Për dylojërat “Time Zoid 1 dhe 2”, ka marrë mirënjohje për arritje “Ylli në ngritje” nga Albanian ICT Aëards që u organizua për inovatorët e rinjë nëfushën e teknologjisë.

 

 

Elmedina Bisha – E lindur në Ulqin.  E diplomuar n ëFakultetin e Shkencave të Edukimit – Psikologji.

Aktualish vazhdon studimet master shkencor nëdegën Psikologji Organizative në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.
Anëtare e ansamblit “Tradita” për shumëvite me radhë, si dhea ktiviste dhe vullnetare nës hoqërinë civile. Menaxhere e Burimeve Njerzore – LDA Mali iZi.

 Leotrim Gërmizaj –  i lindur në Prizren, Jurist iDiplomuar , Master i Studimeve të Bashkimit Evropian dhe i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative.


Themelues i Aleancës Botërore të të Rinjve – Dega në Kosovë,  anëtar i Komitetit Drejtues të Parlamentit Rural Evropian, anëtar i Bordit Ekzekutiv të PREPARE me selinë Bruksel, Belgjikë. I profilizuar dhe specializuar në Menaxhimin e Projekteve, Avokim, Lobim, Planifikim Strategjik, Dizajnim e hartim politikash.
Folës, panelist, e fasilitues, nës humë konferenca, seminare e forume rajonale, evropiane e ndërkombëtare në fushën e rinisë, të të drejtave të njeriut, zhvillimit rural, politikave lokale e zhvillimit të qëndrueshëm.

 Marilo Meta është Presidenti  i Shoqatës për Zhvillimin e Lidershipit Ballkanik, Drejtues i Komunitetit Shqiptar të Sales force!

Marilo Meta ka mbi 7 vite përvojë në sektorin jo fitimprurës.  Më parë ka shërbyer si bashkëpunëtor i Korpusit të Atlasit nga Shqipëria në Uashington, DC, në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur në pozicionin e Menaxhimit të Njohurive, për të avancuar kufijtë e rinjë të pjesëmarrjes qytetare, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë qytetar, përfshirjes, dhe tani Marilo po drejton OJQ-në  ndërkombëtare  “Leadership Development Association Balkan”, për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale duke punuar në një mjedis ndërkombëtar, për  t’i dhënë çdo të riu një mundësi për t’u bërë lider dhen dryshimbërës në komunitetin e tyre për të zgjidhur problemet komplekse tës hoqërivet ona.
Viola Rrustemi – ka lindur më 21 tetor të vitit 2003 nëPreshevë.

Aktualisht vijon mësimet në Gjimnazin “Skëndërbeu” në Preshevë.

Aktiviste në OJQ-në “Livrit”, gjithashtu pjesëmarrëse nës humë aaktivitete, seminare e kampe tën dryshme brenda dhejashtë shtetit.
Viola ka pasion muzikën dhe merret  me të qysh nga mosha 8 vjeçare. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ajo ka marrë pjesë në programe dhe festivale të ndryshime nëB allkan dhe Europë.

 Liridon Useini – ka lindur më 16 entor të vitit 1994. I diplomuar në Fakultetin e shkencave juridike, cikli i dytë (i specializuar).

I diplomuar në fakultetin e shkencave shoqërore bashkëkohore, cikli i dytë(master), Diplomaci, pranë Universitetit të EvropësJuglindore, Tetovë.

Titulli shkencor MAGJISTËR I  DIPLOMACISË.
Aktualisht vijon studimet master nê Shkencat Politike, pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë.
Kryetar i këshillit Komunal në Komunën e Zhelinës.
Gjithashtu pjesëmarrës në shumë aktivitete, seminare brenda dhe jashte shtetit. Aktivist qysh nga mosha 10 vjecare.

 

Liridon Jakupi eshte i lindur më 28 gusht 1987.

I diplomuar në fakultetin e filologjisë dega gjuhë dhe letërsi frenge, si dhe në fakultetin juridik ne Prishtinë. Profesor i gjuhës frenge në shkollën fillore”Muharremn Kadriu” në Terrnovc prej vitit 2009, tash në shkollën  Migjenin në Muhoc.

LDA Balkan është   organizatë jo qeveritare, e cila në fokus të veprimtarisë së saj ka fuqizimin e potencialeve tek të rinjtë, përmes aktiviteteve, trajnimeve, edukimit kryesisht joformal, shkëmbimeve rinore, duke nxitur kapacitetet dhe përfshirjen e tyre në jetën profesionale.

Ky është viti i katërt, që LDA Balkan fiton patentën ekskluzive për të sjellë në Shqipëri dhe Kosovë, një prej eventeve me te rëndësishëm të Evropës, Leap Summit, më seli në Zagreb, Kroaci. LEAP Summit është një konferencë e cila ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe tregimet motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin.