Nagip Tashi do të marrë pjesë me një ekspozitë personale me punimet e tij në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.
Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, artisti Nagip Tashi, do të hap ekspozitën e tij me punimet e tij të veçanta nga të tjerët.
Nagip Tashi është nga Tërnoci i Bujanocit, me profesion zdrukthëtar dhe është një artist i veçantë dhe shumë specifik.
Tashi në KultPlus Caffe Gallery, në ekspozitën para publikut artdashës do të shpalosë pasionin dhe botën artistike të tij.
Për hapjen e ekspozitës e ka bërë të ditur vet Nagip Tashi në profilin e tij në facebook .
Ndërkaq KultPlus Caffe Gallery, është vendi i cili mbledh rreth vetes artistë nga fushat më të ndryshme të artit dhe i shpalos krijimtaritë e tyre artistike./Lugina Press/











