Home Aktuale Në Tërnoc të Bujanocit shënohet dita e shkollës fillore ”Muharrem Kadriu”(video)

Në Tërnoc të Bujanocit shënohet dita e shkollës fillore ”Muharrem Kadriu”(video)

3861
0
SHARE

Ndryshe prej herave tjera, këtë vit në mënyrë simbolike është shënuar 5 nëntori  dita e shkollës”Muharrrem Kadriu” në Tërnoc,  përshkak të situatës pandemke nëpër të cilën po kalon e tërë bota.

Fillimisht u vënë  kurora lulesh  pranë lapidarit e më pas   varrit  të Muharrem Kadriut emrin e të cilit e mbanë shkolla e Tërnocit .

Ndërkohë është zbuluar pllaka e cila është vendosur për nder të kontributit  dhe donacionit  që ka dhënë në kë këtë shkollë Tërnovcasi Bajram Kumova me familjen e tij të cilët  jetojnë dhe veprojnë në Turqi.

Në shënimn e ditës së shkollës kanë marrë pjesë musafir nga Turqia, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi, musafir nga qyteti i Pejës nga shkolla filllore Smajl Hajdaraj me të cilën që prej vitesh është vëllezëruar shkolla e Tërnocit.

Më pas  janë ndarë mirënjohje,për punëtorët me 30 vite përvoj pune, për punëtorët të cilët këtë vit do të kalojnë në pension dhe mirënjohje të  tjera ku mund të shihni në videon e më poshtme./Lugina Press/