Home Aktuale Kur profesori inspiron nxënësit të mos harrojnë monumentet e trashigimisë kulturore

Kur profesori inspiron nxënësit të mos harrojnë monumentet e trashigimisë kulturore

1105
0
SHARE

Gëzim Selimi është niëri nga profesrët i cili që prej vitesh  punon dhe vepron më nxënësit që atyre ti futë në gjak e shpirtë monumentet e trashigimisë kulturore.

Sot ai së bashku më nxënësit e shkollës ku punon,  ka vizituar disa monumente historike,për të cilën vizitë e rrëfen dhe vet.

 

Sot me disa nxënës në kuadër të njësisë mësimore “Monumentet e trashigimisë kulturore nga koha e Perandoris Osmane” të shkollës fillore “Migjeni” , vizituam Xhaminë dhe Mejtepin në fshatin Zarbincë Malësia e Bujanocit.

U takuam me Imamin e Xhamisë Samir Jakupi, na njoftoi rreth historikut dhe funksionimit të Xhamisë. Deri në muajin mars të këtij viti ishte Imam i ndjeri Mullah Mefail Ramadani (djali i axhës) i cili nuk e mbylli derën e Xhamisë as në kohët më të vështira por edhe kontribues i shumë iniciativave me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Malësisë.

Pas faljes së namazit të Xhumas bashk me nxënësit vizituam edhe objektin ku ishte i ndërtuar Mejtepi nga viti 1904 në kohën e P.Osmane, në fillim mësimi zhvillohej me shkronja të gjuhës arabe , nxënësit përgatiteshin për shkollim në Medresën e Shkupit dhe të Prishtinës.

Në vitin 1945-46 , pas Luftës së Dytë Botërore filloi të punoj si shkollë shqipe deri në vitin 1981 shërbeu si shkollë qëndrore e Malësisë. Shpresoj që një ditë ky objekt i kujtimeve tona të rindërtohet dhe të shërbej si një muze që mos të harrohet e kaluara jonë ku mësuan të parët tanë.