Në prani të familjarëve,ish nxënëve, miqëve, kolegëve, veteranëve të arsimit dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur sot veterani i arsimit, mësuesi Sherif Ademi nga Tërnoci.
Mëuesi Sherif, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme më 24 tetor 2021, pas një sëmundje të gjatë.
I ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Tërnoc.
Në varrimin e tij morrën pjesë, familjarë, ish nxënës të tij, miq,kolegë e veteranë të arsimit dhe qyetetarë të shumtë.
Pas përfundimit të ceremonisë fetare, u nderua dhe nga shkolla fillore ” Muharrem Kadriu” ku dhe punoi.
E drejtori i kësaj shkolle Vahidin Iseni duke i shprehur ngushëllimet familjes Ademi, ngriti lartë punën dhe kontributin e mësuesit Sherif.
Për veprën e mësuesit Sherif kemi shum çka të flasim, ai siç ka qenë i mrekullueshëm me nxënës ashtu ka qenë edhe me kolegë, ka thënë mes tjerash Iseni.
Mësuesi Sherif me vite të tëra ka punuar si mësues i ciklit të ulët në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc i cili ka përcjellur gjenerata të shumta./Lugina Press/














