Drejtori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Vahidin Iseni ka ndarë sot disa mirënjohje për njerëzit e vullnetit mirë, të cilët po e ndihmojnë këtë institucion arsimorë.
Shkollës filllore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc po i qëndrojnë afër njerëzit vullnet mirë të cilët po i ndihmojnë në mënyra të ndryshme këtij institucioni arsimorë me mësim në gjuhën shqipe.
E në shenjë falënderimi UD i drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnovc, Vahidin Iseni, sot i nderoi disa nga donatorët më mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre.
Me këtë rast drejtori Iseni i priti ata në zyre miqësisht dhe i ndau mirënjohje Valon e Eroll Ramadanit djemt e profesori të ndjerë Fatmir Ramadani.
Më pas mirënjohje ndau për kompaninë AL-EUROPA, mirënjohje të cilën e pranoi drejtusi i saj Ymer Halimi.
Mirënjohjë i ndau dhe Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërrnovcit (LMT) ku prezent ishte sekretari Besnik Avdiu.
Drejtori Vahidin Iseni i falënderoi ata që në mënyrë vullnetare po e ndihmojnë shkollën e Tërrnovcit.
Nga ana tjetër edhe donatorët premtuan se edhe në të arthmen do të vazhdoj kontrubuti dhe ndihma e tyre ndaj këtij instutcioni arsimorë./Lugina Press/












