Këtyre ditëve kanë filluar xhirimet e dokumentarit “Ditët e Hafiz Avni Aliut” kushtuar jetës dhe veprës së tij.
Dokumentarin “Ditët e Hafiz Avni Aliut” po e realizon Këshilli i Bashkësisë Islame(KBI) në Gjilan, me atuor Rashit Zulfiu, profesor i shkencave Islame, njëherit master i shkencave të kuminimit masiv.
Autori i dekumentarit, Rashit Zylfiu thotë se është obligim i yni të promovojmë figurat fetare që kontribuan për fe e atëdhe.
“Promovimi i figurave fetare që kontribuan për fe e atëdhe është obligim i yni.Ata lanë gjurmë, vepra që mos të harrohen asnjëher dhe ne e kemi obligim t’i tregojmë gjeneratave të reja se kush ishin ata burra siç ishte edhe hafiz Avni Aliu” është shprehur mes tjerash Zylfiu.
Zylfiu po ashtu theksoi se ndjehet borxhli që të realizon këtë projekt sepse kishte përfituar dije dhe këshilla ngase i ndjeri hafiz Avni Aliu ishte profesor i tij.
Ndërkohë autori bënë të ditur se dokumentarin në fjalë është duke u punuar me një ekip të profesionalizuar dhe se është mirëpritur nga të gjithë, duke filluar nga familja, shokët, xhemati, kolegët e dashamirët e hoxhës të cilët pa asnjë hezitim i’u kanë përgjigjur ftesës për të qenë pjesë e projektit.
Autori i dokumentarit “Ditët e Hafiz Avni Aliut” Rashit Zylfiu planifikon që edhe në arthmen të vazhdoj me projekte të tila duke i promuvuar figurat fetare e kombëtare.
” Synimi ynë është që në të arthmen edhe për figurat tjera fetare e kombëtare të punojmë në këtë drejtim”, është shprehur ai.
Ndërkaq Rashit Zylfiu ka realizuar edhe dokumentarë të tjerë siç janë:
“Ditën kur të njoha ty” , që i dedikohet figurës së profetit Muhamed a.s
“Oda e Anamoravës/Roli i i KBI së Gjilanit në Lëvizjen Kombëtare 1990/99”
“Pse Islame; dhe
“Ditët e Ditët e Hafiz Avni Aliiut”










