Home Aktuale BFI organizon seminar ndërkombëtarë për vakë

BFI organizon seminar ndërkombëtarë për vakë

998
0
SHARE

Bashkësia Fetare Islame më 4 dhe 5 prill organizon seminar ndërkombëtarë për vakëfin, me temë “Menaxhimi me vakëfin, investimet dhe sfidat” i cili ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e një lidershipi të ri të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të rendit të ri botëror në nivele nacionale, rajonale, evropiane dhe globale për sa i përket mënyrës se re të menaxhimit me pronën vakëfin të Bashkësive Fetare Islame në Evropën Juglindore.

Pjesmarrës do të ketë nga Kuvajti, Arabia Saudite, Turqia, Bosnja, Shqipëria, Kosova, ndërsa seminari do të zgjasë dy ditë.

Sot është ditë e parë që ka filluar seminari , lidhur me vakfet të organizuar nga Banka Islame per Zhvillim dhe Ministria e Vakfit te Kuvejtit. Ne hapjen solemne te ketij seminari morri pjese Reis ul ULema, h. Sulejman ef Rexhepi, anetare te Rijasetit, perfaqesues nga Banka Islame per Zhvillim Dr. Abdulkader Shashi dhe Ministria e Vakfit te Kuvejtit, Salim Sumej-ji, atesheu per ceshtje fetare prane ambasades Turke ne Shkup, Sejfetin Ersoy,perfaqesues nga Bashkesite Islame te Shqiperise, Kosoves, Turqise dhe Bosnjes, profesor, student, etj.

Më poshtë ju sjellim të plotë fjalimin e Reisul-Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në seminarin për vakëfet:

“Me themelimin e shtetit Islam, pas migrimit të Muhamedit a.s, njëri ndër institucionet më kryesore ishte ai i vakfit, përvojë të cilën e kemi marrë nga vepra dhe jeta e Muhamedit a.s, nga zhvillimi, ngritja dhe ecuria e shtetit Islam. Institucioni i Vakfit në shoqërinë myslimane  zanafillën e vet e ka nga koha e Muhamedit a.s, që paraqet vepër të bereqetshme dhe të pashtershme të këtij ummeti të ndershëm.

Vakfi në Kushtetutën islame është segment i veçantë dhe ka pozitë të dalluar, i cili është edhe institucion i pandarë në të gjitha vendet ku edhe jetojnë dhe veprojnë muslimanët. Ndërtimi dhe edukimi ynë institucionalo-fetar i pastër reflekton nga burimet fundamentale Islame, si dhe nga parimet dhe parimet e fuqishme islame. Ne ndjekim veprën e Muhamedit a.s., ku edhe ai përveç tjerash, në Medine la vakëf shtatë kopshte të mbjellura me hurma, vepër të cilën e ndoqën edhe anëtar të tjerë nga ummeti i tij. Ky ndërtim i ynë ka bërë që gjithnjë t’i shërbejmë Islamit dhe shoqërisë muslimane, shërbimi ynë në këtë rast është për të ndihmuar dhe kultivuar vlerat madhështore islame.

Zhvillimi i jetës islame në këto hapsira të Ballkanit është mbi gjashtë shekuj, ku shumë të qartë i kemi peripecitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar myslimanët e këtyre anëve. Mbijetesa e Islamit fillimisht është nga ndihma që kemi pasur nga Allahu Fuqiplotë që përforcoi zemrat e myslimanëve, ndërsa këta u bënë ballë stuhive të furishme që vinin palë palë nga dhuna e egër politiko-ekonomike. Islami dhe muslimanët popujve të Ballkanit dhe në tërësi këtij gadishulli i dhuruan shumë pozitivitete në të gjitha aspektet si ato morale, kulturore, ekonomike, etj.

Themelimi i vakfeve, jo vetëm që shoqëria muslimane por edhe ajo jomuslimane kishte dobi dhe përfitime, ndërsa në anën tjetër shteti përmirësonte arkën dhe zhvillonte ekoniminë e vendit. Nga përfimtimet që kishte shteti dhe nga vetëdija që krijuan se çfarë dobi sjell vakfi bëri që me ndryshimet e sistemeve politike të uzurpohet dhe grabitet vakfi nga institucionet fetare. BFI kujdestare e gjithanshme e interesave të muslimanëve dhe asaj që i takon kësaj feje bëri që asnjëherë të mos hesht por gjithnjë të kërkon atë t’u rikthehem muslimanëve dhe institucionit që i përfaqëson. ajo çfarë ka bërë që BFI të troket në dyert e institucioneve grabitëse të vakfit është se vepra e muslimanëv të sinqertë nuk duhet nëpërkëmbur dhe keqpërdorur.

BFI përmes vakfit arrijnë që të zhvillon, organizon dhe realizon jetën dhe frymën fetare islame, kultura jonë e pasur shekullore është kultivuar me plotë angazhim dhe me investim të kapitalit të lënë si trashëgimi nga gjeneratat e kaluara. Vetëdija e këtsaj shoqërie ka bërë që akoma edhe sot e kësaj dite të lihet vakf, e cila konsiderohet shpirti i mirëmbajtjes së institucioneve edukativ-arsimore dhe shkencore të BFI, pjesë e pandashme e organizimeve të ndryshme fetare dhe themelimit të vakfeve të reja për të shërbyer në perspektivën tonë.

Opinioni i këtushëm e ka të qartë se jeta fetare Islame në veçanti këtu te ne kultivohet nga Sektori i vakfit pranë BFI-së dhe një vepër e tillë e shenjtë e cila nuk do të përfundon aty ku e lanë gjeneratat e kaluara, por do të vazhdojë edhe më tej për të rezatuar drita madhështore e Islamit dhe për të ngritur institucione të reja kolektive dhe shoqërore.

Gjithësesi, edhe ky Seminari i sotshëm fletë mbi rëndësinë dhe vlerën që ka vakfi, ku kam përshtypjen se pjesëmarrësit në këtë seminar do të përfitojnë përvoja të reja në sferën e Institucionit të vakfit”./LuginaPress/