Regjisori Valton Jakupi nga Tërnoci i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicër që nga fëmijëria ishte i lidhur për kombin dhe vendëlindjen e tij duke kontribuar në sfera të ndryshme e sidomos ate nga kulturës, artit e arsimit.
Në moshë të re migroi në Zvicër, ashtu siç veproi dhe po veprojnë numër i madh i të rinjëve të këtij vendi duke parë atje perpsektivën e tyre.
Por edhe pse jeton në migrim, Valtoni asnjëher nuk u ndal se vepruari për vendin ku u lind dhe u rrit por edhe për aty ku u shkollua.
Ka kohë që realizon projekte të ndryshme me qëllim të afësimit dhe bindjes së popullit shiptar të integrohen në instiutcionet Zvicriane, gjithnjë duke mos harruar kulturën e traditat shqitare e për të mos u asimiluar.
Ndërkohë Valtonin jo vetëm tash por dhe qysh si i ri e mundonte për të qenë sa më afër pupullit.
Në vietet e nëntëdhjeta kur studentët filluan të ngriteshin në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre për të studiuar shqip ngase iu kishte marrë çdo gjë nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit, edhe pse në shkollë të mesme Valtoni u pa në rresht me studentët.
Ndonëse ishte largë familjes sepse shkollimin e mesëm e kishte vazhduar në Prishtinë, atij nuk u mungonte guximi të jetë prezentë në çdo aksion.
Në protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kur studentët ishin ngritur në këmbë për të drejtat e tyre,ai ishte përkrah studnetëve dhe ate në rreshtët e parëe, e bile i kishte rënë në dorë policisë së asaj kohe të cilët nuk patën aspak mëshirë gjatë rrahjes që ia bënë.
Ndërkohë edhe pse kishte arritur të i ikë atyre për dy vite rradhazi ishte në kërkim nga rigjiimi i athershëm.
Si duket dashurinë e tij ndaj arsimit shqip ka ndikuar që ishte fëmijë i dy prindërve të shkolluar.
Valtoni edhe sot e kujton me nostalgji atë kohë në kërkim të drejtave të shqiptarëve dhe ndjehet krenarë që ishte pjesë e karvanit që vepronte për të drejtat kombëtare./LuginaPress/









