Komuna e Bujanocit, respektivisht Shtabi për Situata të jazhtëzakoshme ka filluar me shpërndarjen e paketave me ushqime dhe higjienë për familjet në nevojë gjatë kësaj periudhe që po mbretëron në vend raporton Lugina Lajm.
Sipas Rahim Salihut, koordinator i vollunterëve pranë Shtabit për situata të jashtëzakonshme, shpërndarja e paketave ka filluar nga dita e djeshme në Tërnoc, derisa sot po shpërndahen nëpër vendbanimet tjera.
Rahim Salihu, gjithashtu potencoi se gjithsejtë do të shpërndahen 140 paketa, të siguruara nga buxheti komunal i Bujanocit.
Më poshtë, ju sjellim shpërndarjen e paketave sipas vendbanimeve:
- Bujanoc – 15
- Tërnoc – 15
- Samolicë 4
- Nesalcë – 8
- Zarbincë – 5
- Muhoc – 5
- Breznicë – 5
- Bilac – 4
- Koncul 6
- Letovicë – 3
- Llucan – 5
- Dobrosin – 3
- Turi – 4
- Osllarë – 3
- Jablanica – 4
- Brnjare – 1
- B.L. Klenik (Trejak, Klenik, Dreznica, Sveta Petka, Kustica) – 12
- Bozinjevac – 3
- Levosoje – 4
- Lilanca – 3
- Krsevica – 4
- Klinovac – 4
- Spancevac – 3
- Zbevac – 2
- Rakovac – 2
- Zuzelica – 3
- Lopardinca – 6
- Baralevac – 2






