Home Aktuale Baki Sadiki denohet me 22 vjet burg për trafikim droge (video)

Baki Sadiki denohet me 22 vjet burg për trafikim droge (video)

1896
0
SHARE

Gjyqi regjional në Preshevë ka refuzuar sot ankesën e Baki Sadikut, duke fuqizuar vendimin me 22 vjet burg, për shkak të trafimit të 120 kilogram heroinë në vitin 2007 dhe 2008 në Sllovaki.

Herën e parë ai për kontrabandë prej 120 kiliogram heroinë në 6 paketime, së pari nga Polonia e pastaj nga Turqia, janë shitur në Zvicër dhe Itali, dhe është gjykuar  në vitin 2011 në arrati.

Ai në vitin 2010 kishte arritur të ik nga Sllovakia dhe të fshihet në Kosovë, mirëpo në maj të atij viti, Interpoli e kishte zbuluar me ndihmën e policisë sllovake.

Peripecitë kishin filluar kur ka filluar kërkesa për ekstradim, pasi qeveria e athershme e Sllovakisë ka kërkuar që të arrestohe dhe ta ekstradoj Serbia, pasi Sllovakia nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës, ndërsa qeveria e ardhshme kishte kërkuar nga Eulex, mirëpo ndërkohë Bakiu ishte “zhdukur”.

Në vitin 2012, në vjeshtë, u zbulua në Gjilan, ku policia lokale dhe Eulex e kishin arretuar dhe kishin vendosur ta ekstradojnë, edhe pse Sllovakia nuk e pranon qeverinë e Prishtinës, por me kusht që të gjykohet përsëri, pasi ai ishte gjykuar 22 vjet në arrati.

Në Sllovaki ky rast kishte shkaktuar skandal të madh, se si shteti që Sllovakia nuk e pranon mund të shtroj kushte për ekstradim.

Bakiu është rigjykuar përsëri në vjeshtë të 2012 dhe mesin e dhjetorit 2013 dhe përsëri ka marrë denimin e njejtë 22 vjet.

Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar që ta mbajnë në burgu për të mos ikur ai përsëri.