Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Driton Rexhepin kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit dhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar Kuvendi.
Driton Rexhepi kandidatë për kryetar komune, duke falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë, theksoi se kjo për mua paraqet një përgjegjësi plotësuese rreth angazhimit të i prijë institucionit e të parit të komunës.
” Unë sot ngarkohem me përgjegjësi plotësuese duke patur parasysh rrethanat në të cilët ndodhen, zhvillimet e përgjithëshme jo vetëm në Bujanoc por edhe rajon”.
” Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, kjo për mua paraqet një përgjegjësi plotësuese rreth angazhimit të i prij institucionit të e parit të komunës”theksoi mes tjerash Rexhepi.
Enver Ramadani kandidat për kryetar të kuvendit të Bujanocit tha se bashkërisht me kandidatin për kryetar të komunës së Bujanocit dhe me anëtarët e PVD-së të ia dalim sfidave që po na presin.
“Unë kam konsideruar që të bashkërëndohemi dhe të bashkëveprojmë me të gjithë anëtarët e PVD-së, njëkohësisht me Dritonin të nominuarin për kryetar komune dhe besoj që bashkarisht mund të ia dalim sfidave që po na presin” është shprehur Ramadani.
E kryetari i PVD-së Shaip Kamberi theksoi se procesi përgaditor ka sjell dy kandidat të cilët me numrin e mjatueshëm të nënshkrimeve të kuvendarëve janë numinuar dy kandidat të degës së PVD-së në Bujanoc për kryetar komune .
Ndërkohë pas bisedave dhe shqyrtimit të situatës së përgjithshme kemi vendos të dalim me një kandidat për kryetar komune e ky është Driton Rexhepi e kandidati tjetër për kryetar kuvendi e ky është Enver Ramadani.
“Është fjala për dy kandidatë të rinjë të cilët me angazhimin e vet në PVD kanë dëshmu se meritojnë përkrahjen e kuvendarëve të cilëve sot ia ka dhënë besimin”.
” Është me rëndësi të theksoi se ky është proces i vetëm që po realizohet në strukturat e PVD-së në Luginë të Preshevës, që në suaza po thehen shampllonet 18 vjeçare të paraqitjes së dy kandidatëve krejtësisht të ri që deri tash nuk kanë qenë pjesë e kandidaturave për kryetar komune apo kryetar kuvendi, është një proces domokratik i cili mund të realizohet vetëm në PVD” është shprehur Shaip Kamberi./Lugina Press/









