Myftiu i BIPBM-së H. Nexhmedin ef. Saqipi, në xhaminë e re në Tërnoc gjatë ligjëratës së djeshme të xhumasë , i kujtoi xhematit dhe popullit të Tërnocit, Luginës dhe mbarë shqiptarëve, prilli i vitit 1999, ishte muaji më i tmerrshëm për banorët e Tërnocit shkruan Tërnoci Press.
Në vazhdin ju sjellim postimin në TërnociPress
Sot,Myftiu H. Nexhmedin ef. Saqipi, ne Xhamine te Re te Ternocit, i kujtoj xhematit dhe popullit te Ternocit, Lugines dhe mbare shqipetareve, se muaji Prill i vitit 1999, ishtë muaji me i tmerrshem për banorët e Tërnocit dhe për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe se nuk duhet kurre te harrohet.
Kjo ka qene sprova me e madhe per gjeneraten tone, se si para 20 viteve populli ditën ta ruajn me mençuri edhe në momentin më kritik u mobilizuan dhe u solidarizuan, sikur të ishin një shpirt një trup dhe një individ, duke kuptuar situatën se vetëm të organizuar dhe flijuar mund të dilet nga ky provokim i madh.
Rrugët ishin të bllokuara dhe të rrethara në çdo anë. Në Kosovë u bëheshin masakra ndaj popullatës të pambrojtur, para syve të nënëve të baballarëve, të fëmijëve, duke rrënuar, djegur dhe duke shkatërruar gjithçka që ishte shqiptare. Populli i Kosovës filloi ta bragtis tokën e tyre stërgjishore dhe morr botën në sy, shumë prej tyre u strehuan edhe ne Ternoc, çdo ditë kishim refugjat disa prej tyre ia kishin mësyr Maqedonisë e disa mbeteshin tek ne, për ne ishte shumë vështirë t`i përjetojmë gjithë atë skena të përditshme që na paraqiteshin nga çasti në çast.
Me të vërtetë ishte shumë rëndë të përjetohej ky tmerr, ndërsa ne kishim vendosur të mos e braktisim Tërnocit pa marrë parasysh pasojat dhe dhunën që do të pësonim nga forcat e ushtrisë jugosllave.
Mirëpo, popullata e kësaj ane shpresonte te Zoti dhe NATO-ja.
Andaj gjitha këto përjetime dhe sakrifica, trauma që përjetuan qytetarët e Tërnocit dhe te Lugines, nuk guxojnë të kalojnë në harresë, por duhet të përkujtohen dhe të shërbejnë si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm që do ta ndërtojnë ardhmërinë në paqe, siguri dhe liri.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=UBAg_xntkUc ” width=”560″ height=”315″]








