Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për nder të në Shtëpinë e Kulturës ka hapur ekspozitë .
Profesorët e historisë të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Gëzim Selimi e Muhamed Jashari, në bashkëpunim me nxënësit dhe në përkrahje të drejtorit të këtij institucioni arsimorë Zejni Fejzullahu kanë hapur sot ekspozitë të fotografive.
Ekspozita e fotografive me temën “Dita e mësuesit dhe trashëgimia kulturore” është hapur në hollin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc për nderë të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Fillimisht para të pranishmëve profesori Muhamed Jashari elaboroi rëndësinë e kësaj date të rëndësishme për popullin shqiptar.
Ndërkohë të pranishmit i përshëndeti drejtori Zejni Fejzullahu.
E Gëzim Selimi foli për qëllimin e organizimit të ekspozitës në fjalë./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=0eZ_7mp9EsE&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]







