Home Aktuale Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili i ndau mirënjohje...

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili i ndau mirënjohje Koordinatorit Nacional Rexhep Hotit

936
0
SHARE
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës takoi drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismailin.
 Në këtë takim drejtori Ismaili i ndau mirënjohje z.Hotit për kontributin e dhënë për ruajtjen e vlerave kulturore në Komunën e Bujanocit.

Gjatë ditës së sotme Koordinatori Hoti nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifin.

Hoti gjithashtu takoi dhe liderët politik të Luginës së Preshevës.