Nga Bilall Maliqi
Z. DAUT HARADINAJ TËRHIQE DEKLARATËN DHE KËRKOJU FALJE QYTETARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS…
Z. Daut Haradinaj, Lugina e Preshevës (Kosova Lindore), përbëhet me popullatë absolute shqiptare, e cila administrohet nga Serbia, pa të drejta elementare njerëzore, e cila në një kohë kur rrallëkush ka guxuar të organizojë Referendum, bile me të drejtë bashkangjitje Kosovës, pjesë e së cilës ishte dikur, ka resursim më të madh dhe më të rëndësishëm se Trepça dhe liqeni i Ujmanit, e ky resurs është POPULLATA, e cila ka treguar respektin, dëshirën dhe dashurinë për bashkangjitje, ka treguar humanizmin në kohët e vështira, ka luftuar krah për krah me juve për çlirimin e Kosovës, ka hekurudhën, ka autoudhën, mbi të gjitha ka pozitën e mirë gjeografike dhe gjeostrategjike, të cilën Serbia me çdo kusht mundohet ta mbajë për veti.
Z. Haradinaj, pse ky mllef i juaji, dhe i disave politikanëve pa moral politik për popullatën e këtushme, e cila përdit përballet me padrejtësi të panumërta, me lëvizje të përditshme të xhandarmerisë serbe! A nuk ju ka ngelur pak “gjynah” në shpirt, kur nxënësit shqiptar duke shkuar në shkollë shohin tyta të pushkëve automatike të xhandarmërisë, të cilëve në palcë iu ka hyrë frika, e ju flisni për minare xhamish.
Z. Haradinaj, pra, ruaj , mos i ndërro kishat serbe me minaret e xhamive shqiptare, të cilat nuk do të mund t’i ruash dot, do ta humbësh edhe veriun edhe Luginën.
Për fund, po e them edhe këtë: Kemi fatin e mirë që për këso çështje madhore nuk vendos ti dhe shokët tuaj, që flisni si me urrejtje për popullatën e këtushme, dije mirë se për këtë (për fat të mirë), vendosin SHBA-të, të cilat janë ZOT në tokë…
P.S. Është mirë ta tërheqësh atë deklaratë të pamatur dhe t’u kërkosh falje qytetarëve të Luginës së Preshevës.BM






