Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa përmes një postimi në favebook ka kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në platformën për dialogun me Serbinë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:
Tashmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar për themelimin e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë, e që rrjedhimisht pritet hartimi i platformës shtetërore; Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh sërish kërkesën që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në atë platformë, si edhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontribut në këtë drejtim.
Qeveria e Serbisë nuk e bën, meqë po dëshmon me vite se nuk do barazi.
Çështja e Luginës së Preshevës është pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo duhet të jetë doemos pjesë e zgjidhjes së tij. Në shërbim të paqes midis popujve.






