Home Aktuale Ragmi Mustafa fiton në zgjedhjet për kryetar të Këshillit...

Ragmi Mustafa fiton në zgjedhjet për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve

891
0
SHARE

Ragmi Mustafa ka fituar  zgjedhjet për  kryetar  të  Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme.

Sipas rezultateve preliminare , Mustafa ka fituar 4 mijë e 719 vota, i dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3 mijë e 741 vota, Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota, Partia Demokratike Shqiptare është radhitur e katërta në zgjedhje me 1 mijë e 700 vota të fituara, LRPDSH 1 mijë e 200 vota, etj.

Sa i përket numrit të këshilltarëve dhe kështu do të duket pasqyra e vendeve në KNSH:
1. PVD 6 këshilltar
2. APN 4 këshilltar
3. PD 2 këshilltar
4. PDSH 2 këshilltar
5. Lr Pdsh 1 këshilltar