Profesori i ekonomisë Halim Gjergjizi, thotë se nëse është menduar seriozisht të investohen ato mjete për këtë fond, atëherë duhet të mendohet për burimet reale dhe për efektet që mund të realizohen me këto mjete.

“Bizneset kosovare, si kurrë me parë, po ballafaqohen me vështirësi financiare, me borxhe të këqija, jolikuiditet etj. Duhet të mendohet se si të ndihmohen bizneset në vitet në vijim që të mbijetojnë. Nëse mendohet në ngarkesat e reja fiskale, ato mund të kenë ndikim fatal për bizneset”, thotë Gjergjizi.
Ai porosit Qeverinë që të ndjekë shembujt e shteteve të cilat në vend të subvencionimit të ekonomisë ndërmarrin politika aktive zhvillimore.
Duke folur për vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës ku obligon AKP-në të ekzekutojë vendimin e kushtetueses për shpërblimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Çelikut në Ferizaj në vlerë prej 26 milionë eurove, Gjergjizi thotë se ky vendim duhet të ekzekutohet vetëm nga Serbia, e cila ka qenë shkaktare e dëmeve që u ka sjellë ish-punëtorëve. /Tribuna/