Sot në ambientet e Shoqatës Kulturore “Dituria” në Preshevë filloi cikli i trajnimeve për të rinj në kuadër të programit “Rrethi Rinor”.
Tema e trajnimeve ishte: “Njohja dhe forcimi i kohezionit grupor” dhe “Puna ekipore”
Ligjëratat interaktive u zbatuan nga Fismir Jahiu (Konsulent/Trajner lokal) dhe Blerim Iseni (dega e Shoqatës Dituria në Bujanoc).
Ky trajnim është një qasje e re inventive e edukimit e cila është e mbështetur nga Shoqata Kulturore Dituria Preshevë). Ky është projekti i dytë i tillë të cilin e mbështesim, ndërsa nëse tregohet si i suksesshëm do të vazhdojmë ta zbatojmë edhe ciklet tjera për gjeneratat e reja.
Pjesëmarrësve iu drejtua edhe përfaqësuesi i Shoqatës z. Reshat Musliu, i cili i njoftoi pjesëmarrësit me historikun e Shoqatës dhe aktivitetet e saja, gjithashtu theksoi se ai pret nga ky trajnim lider të ardhshëm rinor, të cilët do t’i prijnë proceseve për avancimin e pozitës së të rinjve në Komunën e Preshevës.
Prodhimet që do të dalin nga trajnimet, do të jenë të shpallur në web faqen e Sh.k Dituria dhe ato do të promovohen së bashku me autorët të cilët do të jenë pjesë e procesit të këtyre trajnimeve.
Pjesëmarrësit të cilët do të mbarojnë me sukses këtë cikël të trajnimeve do të fitojnë çertifikatata për pjesëmarrje në ngjarje të organizuar nga ana e Shoqatës Kulturore Dituria.
Shoqata Kulturore “Dituria”
Preshevë
06.10.2018






