Home Aktuale Shaip Kamberi, kryetar i ri i PVD-së

Shaip Kamberi, kryetar i ri i PVD-së

808
0
SHARE

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Partisë për Veprim Demokratik, të mbajtur sot në Preshevë, përveç zgjedhjes së kryesisë së përgjithshme dhe Këshillit Qëndror, u zgjodh edhe kryetari i ri i PVD-së, ku unanimisht u votua, Shaip Kamberi, kryetar i deritanishëm i PVD-së në Bujanoc.

Kamberi, gjatë fjalimit të mbajtur para kuvendarëve të PVD-së, falenderoi kryetarin e deritanishëm, Riza Halimin, për të cilën theksoi se është figura më unifikuese e politikbërjes 28 vjeçare në Luginë të Preshevës.

Kuvendi i PVD-së, sot aprovoi ndryshimet statutare, ku u votua edhe Këshilli politik i PVD-së, i cili do të krijojë strategjinë politike të PVD-së.